Dekoret natyrale, të përdorura gjatë xhirimit të një sërë filmave të njohur bullgarë në qytetin Veliko Tërnovo në Bullgarinë Veriore, do të shënohen me tabela informative, kurse turistët do të mund të shikojnë fotografi të skenës nga filmi konkret, e cila është xhiruar në vendin përkatës. Ideja është e Muzeut Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo.
Pritet që atraksioni më i ri turistik në kryeqytetin e vjetër të bëhet fakt mot. Kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovo është një hapësirë e preferuar për xhirimin e filmave jo vetëm për kinemanë bullgare, por dhe për prodhimet e huaja. Sipas informacioneve jozyrtare në qytet dhe përreth janë xhiruar rreth 50 filma. Mes filmave më emblematikë bullgarë janë “Vjedhësi i pjeshkave”, “Dasmat e Joan Asenit të Dytë”, “Kapiteni Petko Vojvoda” e të tjerë.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..