Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore

Foto: BGNES

Sot nga ora 07.00 deri më 20.00 sipas orës lokale, në Bullgari zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në baskitë, ku në raundin e parë kandidatët për kryetarë të pushtetit vendor nuk kanë mundur të marrin më shumë se 50% të votave të vlefshme.

Pasi në raundin e parë më 27 tetor ishin zgjedhur kryetarët e 168 qarqeve, sot raundi i dytë zhvillohet në 97 qarqe, 377 bashki dhe 31 rajone. Balotazh ka në 18 qytete, të cilat janë qendra të qarqeve, duke pasur parasysh se numri i tyre i përbashkët është 27. Ndër këto qendra të qarqeve është edhe kryeqyteti.

Rivalët në vendet përkatëse janë dy kandidatët, të cilët kanë marrë më shumë përkrahje nga ana e votuesve në raundin e parë. Në tri bashki në vend në balotazh marrin pjesë tre kandidatë, sepse në raundin e parë dy prej tyre kanë marrë një numër të barabartë të votave. Në se në balotazh të dy kandidatët përsëri marrin përkrahje të barabartë, atëherë do të organizohen zgjedhje të reja. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD