Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas përpunimit të informacionit të ardhur nga të gjitha pikat e votimit, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të zhvilluar dje në Bullgari, partia në pushtet GERB ka fituar garën për kryetarë të bashkive në 9 qytete të mëdha, të cilat janë qendra të qarqeve, Partia Socialiste Bullgare ka fituar në 3, kurse kandidatë të pavarur – në 6.
Në të dyja raundet partia qeverisëse fitoi në 15 qendra të qarqeve me kandidatë të vet dhe në dy të tjerë (Kjustendill dhe Montana) me kandidatë të pavarur, të përkrahur nga GERB-i. Para katër vjetësh rezultati i tij ishte akoma më i mirë, sepse atëherë GERB-i fitoi në 21 qytete-qendra të qarqeve me kandidatë të vet.
Sivjet Partia Socialiste Bullgare arriti fitore në katër prej qyteteve të mëdha – Ruse, Pernik, Razgrad dhe Bllagoevgrad. Fituesja në kryeqytet është Jordanka Fandëkova (GERB) me 49.98% kundër Maja Manollova (kandidate e pavarur e përkrahur nga socialistët) me 45.13% të votave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..