Kryedrejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Telekomunikacioneve Vivacom Atanas Dobrev dhe Teodora Petkova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës “UniKredit Bullgank” janë mbajtësit e çmimit prestigjioz “Zoti dhe Zonja Ekonomia” për vitin 2019.
Statujat “Peshkatari dhe peshku i artë” me të cilat dekorohen fituesit, janë vepër të piktorit dhe skulptor bullgar Stavri Kalinov. Çmimet “Zoti dhe Zonja Ekonomia” jepen që prej 29 vitesh nga Revista “Ekonomia”, ndërsa pesë vitet e fundit partnere e saj është organizata më e madhe e punëdhënësve tek ne – Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Ky çmim prestigjioz ekonomik jepet në 10 kategori. Krahas çmimit të madh u dalluan edhe menaxherë të suksesshëm në sferën e ekonomisë, industrisë, financave dhe sigurimeve, tregtisë dhe shërbimeve, transportit dhe logjistikës, teknologjive të larta dhe autsorsingut, bujqësisë dhe industrisë ushqimore.Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do..
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në..