Kryedrejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Telekomunikacioneve Vivacom Atanas Dobrev dhe Teodora Petkova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës “UniKredit Bullgank” janë mbajtësit e çmimit prestigjioz “Zoti dhe Zonja Ekonomia” për vitin 2019.
Statujat “Peshkatari dhe peshku i artë” me të cilat dekorohen fituesit, janë vepër të piktorit dhe skulptor bullgar Stavri Kalinov. Çmimet “Zoti dhe Zonja Ekonomia” jepen që prej 29 vitesh nga Revista “Ekonomia”, ndërsa pesë vitet e fundit partnere e saj është organizata më e madhe e punëdhënësve tek ne – Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Ky çmim prestigjioz ekonomik jepet në 10 kategori. Krahas çmimit të madh u dalluan edhe menaxherë të suksesshëm në sferën e ekonomisë, industrisë, financave dhe sigurimeve, tregtisë dhe shërbimeve, transportit dhe logjistikës, teknologjive të larta dhe autsorsingut, bujqësisë dhe industrisë ushqimore.Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do..
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në..