Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Penço Semov – “Rockefelleri bullgar”, i cili lindi i varfër dhe krijonte tërë jetën

| rinovuar më 19-12-05 6.32.MD

Penço Semov është një prej krijuesve të industrisë moderne të Bullgarisë së çliruar. Ai ka lindur në vitin 1873 në fshatin Cvjatkovci të Gabrovos. Penço Semov nuk ka bërë studime në universitete të huaja, por zgjuarsia e tij dhe qëllimi për t’u mësuar dhe zhvilluar e kanë bërë industrialistin më të suksesshëm bullgar, të quajtur nga gazetarët “Rockefelleri bullgar”.

Ai ka qenë aksionar në 28 shoqëri dhe fabrika dhe ka marrë pjesë në menaxhimin e katër bankave dhe të dy shoqërive të sigurimeve.

Fabrika për aba, shalle, gajtanë, breza etj. e Semov & Georgiev në Gabrovo  /  Foto: Agjencia shtetërore “Arkivat”

“Ai ka mbaruar klasën e katërt, por shumë kohë ka punuar me babanë e tij si tregtar – tregon Krasimira Çollakova, autore e librit biografik për industrialistin. – I ati i tij ka pasur zyrë tregtare në Tutrakan dhe që në moshën 14 vjeçe ai e ka drejtuar dyqanin familjar. Penço Semov i ka mësuar shumë lehtë risitë, duke u mësuar nga tregtarët e tjerë dhe i ka braktisur rrobat fshatare, duke i zëvendësuar me veshje evropiane. Ky ndryshim më vonë ka ndikuar mbi pamjen moderne jo vetëm të Gabrovos, por edhe të Bullgarisë në përgjithësi.

Penço Semov është kujdesur për nëpunësit dhe punonjësit e vet si për fëmijët e vet. U ka ndërtuar atyre shtëpi, e ka paguar arsimin e fëmijëve të tyre.

Ndoshta kisha dhe fatkeqësitë në jetën e tij personale e kanë provokuar të merret me veprimtari bamirëse. Ai u martua shumë i ri me Anica Gëdevën – një vajzë nga qyteti i Gabrovos. Për fat të keq ajo dhe dy fëmijët e tyre vdiqën nga tuberkulozi – vazhdon tregimin e vet Krasimira Çollakova. – Penço Semov ka dhuruar 300 mijë leva të arta bullgare që të lobojë në dobi të Bullgarisë, që të pakësohen pretendimet ndaj vendit tonë gjatë kohës së Traktatit të Neuilly-sur-Seine. Ai u ka dhënë gjithashtu 2.5 mln leva kishave dhe manastireve, ka krijuar një fond me emrin e vet në Bibliotekën e Gabrovos – për letërsi me studimet më të reja në fushën e teknikës dhe mjekësisë, ka financuar arsimin e nxënësve në kolegjin “Shën Augustin” në Plovdiv, Gjimnazin e Aprillovit, shkollat në Varna. Nuk janë pak rastet, kur fëmijët e punonjësve të tij e kanë vazhduar arsimin e tyre me ndihmën financiare të Penço Semovit. Ai ka qenë një nga bullgarët e paktë, të cilët kanë livruar shuma për kulturën bullgare. Ka qenë sponsor i Kirill Todorovit, autor i monumentit të Vasill Aprillovit në Gabrovo, e ka ndihmuar financiarisht skulptorin Josif Shkvara, i cili ka bërë ikonostasin e mermertë në Bashkinë Teologjike të Gabrovos. Madje ia ka dhuruar vilën e tij në Varna Bashkimit të Gazetarëve dhe ka krijuar një prej institucioneve të para për strehim të njerëzve të pastrehë në Sofje.

Bamirësi ka ndërtuar një azil për nëpunësit e vet dhe ka dhuruar një fabrikë për mirëmbajtjen e tij. Ai ka dhënë gjysmë prej pronësisë së vet për veprimtari bamirëse.

Vila e Penço Semovit në Gabrovo  /  Foto: arkiv

Mirëpo, më 9 shtator 1944 pushteti i ri konfiskoi fabrikat dhe pasurinë e tij me vlerë 1.9 mlrd leva, ndërsa shumë prej specialistëve të përgatitur u dërguan në kampe përqendrimi. Për fat të mirë ai nuk ishte i gjallë që të shohë se si “morën nga duart e tij” jo vetëm pasurinë materiale, por edhe ëndrrën e tij.

Industrialisti e përgjithëson rrugën e vet tokësore me këto fjalë të shkruara nga vet ai:

“Linda i varfër dhe krijoja tërë jetën. Luftoja dhe fitova. Vepra ime është fakt. Unë isha mësues, por nuk isha pedagog. Jam i pasur, por nuk jam egoist. Unë jam social, por nuk jam socialist. Punoja me frymëzim të madh, por nuk isha poet” – tha në përfundim Krasimira Çollakova.

Dikur Penço Semovi ka pritur shumë mysafirë në parkun e mrekullueshëm të vilës së tij. Dhe atje, tek çezma me moton e pikturuar të tij “Dashuri, punë dhe këmbëngulje” ai i ka qerasur me llokum me ngjyrat e flamurit bullgar, që të mbajnë mend se janë bullgarë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD