Forumi i pare akademik “Japonia dhe Evropa Juglindore” mblodhi në Sofje emra të mëdhenj të bullgaristikës dhe ballkanistikës japoneze me kolegët e tyre bullgarë. Konferenca është kulmi i ngjarjeve të lidhura me Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari, të cilat zhvillohen për vitin e 30-të me radhë. Përveç kësaj sivjet shënojmë dhe përvjetorin e 110-të të marrëdhënieve diplomatike (1909) ndërmjet të dyja vendeve.
Theksi i punës së konferencës është rruga historike, gjendja bashkëkohore dhe perspektivat para japonistikës në Bullgari. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Shkëlqesia e Tij Masato Vatanabe – ambasadori i Japonisë në Sofje, tha se shkolla bullgare e japonistikës është ndër më të mirat në botë. Para 110 vjetëve stërgjyshi i Perandorit japonez Naruhito – Princi Kuni Kunijoshi, ka ardhur në Sofje, ku është pritur nga Mbreti bullgar Ferdinad. Që atëherë deri më sot, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme politike dhe shoqërore Sofja dhe Tokio mbajnë marrëdhënie sa më të mira.
Në vitet e tranzicionit të Bullgarisë nga komunizmi në ekonomi tregtare dhe demokraci Japonia i siguroi popullit bullgar mbështetje të fortë financiare. Shteti ynë është i njohur mirë në Japoni me trëndafilin e vet dhe me kosin, me muzikën dhe sukseset e sportistëve bullgarë.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..