Në një ceremoni simbolike, Ambasadori i Republikës se Kosovës, z.Edon Cana, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë, znj.Donika Hoxha dhe stafet respektive të të dyja ambasadave, kanë inauguruar ambientet e reja të Ambasadës së Republikës së Kosovës.
Duke folur per rëndësinë e imazhit te Republikës se Kosovës ne botë, Ambasadori Cana tha se mesazhet promovuese fillojnë nga ambientet e Ambasadës dhe pastaj transmetohen si vlera në dimensionin përfaqësues dhe bashkëpunues me vendin pritës.
Edhe Ambasadorja Hoxha, vlerësoi se ambientet e reja te ARKSS-së janë një motiv shtesë për punë dhe përfaqësim dinjitoz të vendit.
Ambientet e reja të ARKSS-së ndodhen në një lagje me prezencë të konsiderueshme diplomatike, gjë e cila bënë që edhe Republika e Kosovës të jetë e pranishme në një prej zonave më reprezentative të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofjes.
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..