Në më se 40 shtete nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore botohen gazeta, revista dhe ueb sajte të cilët janë të orientuara ndaj diasporës bullgare. Përfaqësues të tyre bashkë me gazetarë nga Bullgaria, diskutuan në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë tema të interesit reciprok në kuadrin e Takimit të 15-të Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare.
Përmirësimi i imazhit të Bullgarisë në botë, ruajtja e gjuhës dhe kulturës bullgare dhe të ndjenjës së përkatësisë kombëtare janë pjesë përbërëse të misionit të mediave bullgare. Në takimin në Tiranë shkrimtari i njohur dhe aktivist shoqëror, akademik Anton Donçev komentoi, se është me rëndësi kultura e bashkisë, ndërsa kritiku letrar profesor Mihaill Nedellçev shtoi duke përhapur tezën, se është e domosdoshme të ndryshohen prioritetet e kombit.
Ndoshta detyra e re kombëtare e Bullgarisë është që të gjithë ne, bullgarët e ndarë kudo në botë dhe bullgarët në Bullgari, të jemi bashkë, pra rimëkëmbja e bashkisë kombëtare bullgare në të gjitha kufijtë e saj të mundshme dhe të pamundshme, ndoshta është detyra e re kombëtare.
Njerëzit që flasin gjuhën bullgare, bëhen gjithnjë e më pak, madje gjuha është treguesi kryesor për identifikim – tha artisti Vlladimir Penev gjatë një nga diskutimet në kuadrin e forumit në Tiranë, si ish ministër i kulturës (2013). Në fakt ky është një nga detyrat kryesore të mediave bullgare jashtë shtetit, pjesa dërmuese prej të cilave vështirë rezistojnë. Për këtë arsye edhe përfaqësuesit e tyre insistuan për përkrahje më aktive nga ana e shtetit. Ata përfituan nga takimi mediatik në kryeqytetin shqiptar për të shtruar probleme strategjike.
Radko Stojanoviç nga Bosilegrad citoi të dhënat zyrtare të shtetit serb, sipas të cilave pakica bullgare në Serbi nga 80 000 u ul në 15 500 veta.
Deri tashti nuk kam dëgjuar nga aktivistë shoqëror në Bullgari si do të duket ajo pas 10-15-20 vitesh, çfarë do të jetë popullsia atëherë - tha ai. – Tani Bullgaria kufizon me vetveten. Por njerëzit aty kemi lënë të jetojmë në varfëri dhe në mjerim dhe unë nuk shoh perspektivë. Dhe dëshiroj këtu t’u bëj apel mediave dhe aktivistëve shoqërorë të nxisin shtetin bullgar të hartojë një strategji për këtë se si do të duket Bullgaria pas 10, 15 ose 50 vitesh, por ajo të legalizohet në se është e domosdoshme me miratimin e ligjeve të reja, kështu që Bullgaria të ecë përpara.
Në takimin mediatik në Tiranë deputeti i shumicës në pushtet Toma Bikov, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Kulturë dhe Media në Kuvendin Popullor, komentoi temën për diasporën bullgare ashtu:
Sipas meje, me prioritet është hapësira kulturore bullgare, e cila nuk është vetëm në kufijtë e Bullgarisë – ajo duhet të jetë unike, sidomos mbi çështje të rëndësishme siç janë për shembull arsimi i ri bullgar dhe mundësia që një pjesë prej bullgarëve të rikthehen. Problemet dhe nevojat e çdo vendi në të cilin jetojnë bullgarë duhet të shqyrtohen në specifikën e tyre.
Duke shikuar drejt takimeve të ardhshme botërore të mediave bullgare drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev shpalli, se tashmë ka ftesa për mikpritjen e forumit nga Sllovakia, Kroacia, Suedia, Kanadaja, Argjentina, Qipro.
Për bashkëpunimin e mirë me Agjencinë Telegrafike Bullgare para Radio Bullgarisë foli Armela Krasniqi krye drejtoreshë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Ajo theksoi se me Agjencinë Telegrafike Bullgare mbajnë marrëdhënie të mrekullueshme profesionale, duke përfshirë dhe shkëmbimin e teknologjive të larta dhe të informacionit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAPersona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..