Kthimi i maunave pa ngarkesë, të cilin shoferët do të jenë detyruar ta bëjnë çdo 4 javë për të kaluar pushimin e tyre të detyrueshëm në vendin e regjistrimit të kompanisë së transportit do t’i rritë emetimet e gazeve me efekt serrë 3% për sektorin evropian të transportit ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazlkov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Transporti është një sektor me rëndësi primare për ekonominë bullgare. Numri i automjeteve të rënda të regjistruara në vend është 25 800 dhe mosha mesatare e tyre është 3 vjet. Të gjitha këto kamionë dhe makina do të duhet të kalojnë tërë territorin e Evropës - 2000 kilometra, pa ngarkesë vetëm për shkak të dëshirës për imponimin e rregullave, të cilat janë diskriminuese për vendet që ndodhen në periferinë e Evropës, tha para homologëve të tij Zheljazkovi.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..