Futbollisti bullgar Dimitër Berbatov hyri në ekipin e dekadës të skuadrës Manchester United. Klasifikimi është i sajtit anglez talksport.com. Theksohet, se ish futbollisti i kombëtares bullgare është gol-mjeshtri i Ligës së Lartë për sezonin e viteve 2010/2011 dhe fitues shtatë herë në anketën për futbollist të vitit në Bullgari. Në ekipin e dekadës përveç Berbatovit janë edhe David De Gea, Patrice Evra, Nemanja Vidic, Rio Ferdinand, Antonio Valencia, Paul Scholes, Ryan Giggs, Michael Carrick, Wayne Rooney dhe Robin van Persie.
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..