Në qendrën e Plovdivit u bë edhe një zbulim arkeologjik – një statujë prej mermeri e hyjneshës Kibella. “Forumi Veriu” ku u gërmua figura antike studiohet që nga viti 1986 dhe përbën zemrën e qytetit antik.
Ky është sheshi më i madh antik, zbuluar në territorin e Bullgarisë dhe një prej më të mëdhenjve në Ballkan. Sipërfaqja e përgjithshme është më se dy dynymë. Sivjet studiuesit hulumtuan rreth 250 metra katrorë. U zbulua pjesa veriore e Agorës - sheshit të qytetit Filipopoll (Plovdivi i sotëm) dhe një kompleks i godinave shoqërore. Aty në antikitet banorët e qytetit Filipopoll kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme politike dhe fetare, ndërsa tregtarët kanë ofruar mallrat e tyre.
Statuja e Kibellës u gërmua në një shtresë nga antikiteti i vonshëm, fillimi i shekullit të katërt, kur krishterimi u imponua si fe në Ballkan dhe të gjitha simbolet antike asgjësoheshin. Udhëheqësja e gërmimeve Maja Martinova supozon se ky është shkaku për të cilin figura e gjetur është e thyer dhe shihen gjurma nga djegia.
Statuja është e punuar prej mermeri me ikonografinë tradicionale përmbi. Kibella është e ulur në fron. Pranë saj qëndrojnë dy luanë. Në dorën e majtë mban një daulle të vogël. Statuja datohet nga shekujt e dytë dhe të tretë. Kjo është një vepër e mirë e plastikës së vogël prej mermeri. Në fillim Kibella ishte perëndeshë frigiane e cila mishëronte nënën natyrë. Ajo respektohej kryesisht në Azinë e Vogël. Përmes kolonive greke kulti depërtoi edhe nëpër trojet tona. Gjatë epokës perandorake romake nga e cila daton statuja, ajo respektohej si mbrojtëse e mirëqenies së qyteteve dhe të mbarë shtetit. Ne e lidhim kryesisht me të shpërngulurit frigianë në Filipopoll, prania e të cilëve është e dokumentuar.
Statuja e hyjneshës Kibella nuk është zbulimi i vetëm i rëndësishëm i arkeologëve në gërmimin e Filipopollit gjatë vitit 2019. U gjet edhe një pllakë e mermertë me mbishkrim në gjuhën e vjetër greke. Teksti vjen të sugjerojë se është pjesë e një letre perandorake, e cila u vu në pjesën veriore të sheshit të qytetit Filipopoll kështu që secili që vinte këtu të mund të lexonte. Maja Martinova shpjegon rëndësinë e letrës:
Ajo përbën përgjigje të një lutjeje në emër të qytetit ose të bashkimit të qyteteve trake. Nga teksti nënkuptohet se letra ka të bëjë me një kazus konkret, të verifikuar nga dy persona. Për shkak se teksti i plotë mungon, nuk bëhet e qartë për çfarë kazus bëhet fjalë. Përmendet vetëm një gjobë e cila duhet të paguhet. Në fund të letrës flitet për një shtetas me status të lartë social i cili do të paguajë gjobën. Mbishkrimi datohet nga fundi i shekullit të dytë dhe nga fillimi i shekullit të tretë. Për fat të keq emri i perandorit nuk shkruhet. Sipas ekspertit në epigrafet Nikollaj Sharankov bëhet fjalë për perandorin Septemij Sever i cili i vuri një gjobë qytetit, sepse në konkurrimin për fronin perandorak Filipopolli e përkrahu oponentin e tij Pescenij Niger.
Aktualisht arkeologët studiojnë një shtresë kulturore nga epoka romake. Ata do të dokumentojnë katër fazat kryesore të ndërtimit të Agorës së Filipopollit, të cilat dallohen si me ndryshimin e parametrave të hapësirës së hapur të sheshit, ashtu edhe me zbukurimet plastike mbi portikun.
Për shembull kolona më e hershme është në stilin dorik ndërsa veprat më të vonshme arkitekturore janë në stilin rimo-korint të punuara prej mermeri. Do të jetë mirë në se do të arrijmë të zbulojmë monumente të tjera të shkruara, sepse ato kanë rëndësi më të madhe nga pikëpamja shkencore – thekson në përfundim Maja Martinova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: archaeologia-bulgarica.com
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..