Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev planifikon që pas Vitit të Ri të vizitojë Bullgarinë dhe të takohet me homologun e tij Bojko Borisov. Qëllimi i vizitës do të jetë të ndihmojë punën e komisionit të përbashkët të ekspertëve krijuar në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i komisionit është të sqarohen çështje historike dhe arsimore, të cilat ngjallin mosmarrëveshje midis dy vendeve. Nga qeveria maqedonase saktësojnë, se zoti Zaev nuk do të vijë si kryeministër por si politik, madje Maqedonia e Veriut do të hyjë në fushatë paraelektorale. Mundësia për një takim të tillë u diskutua gjatë takimit të të dy kryeministrave në bordin e aeroplanmbajtësit amerikan “Hari S.Truman” në kohën e një turneu në kuadrin e NATO-së.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..