Qeveria bullgare miratoi një qëndrim para Gjykatës së BE-së në një proces të ngritur nga Parlamenti Evropian, ku kërkohet bashkimi i bashkësisë evropiane me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit). Qeveria bullgare nuk është dakord që konventa të konsiderohet si pjesë e traktateve themeluese të BE-së. Konventa nuk mund të konsiderohet si dokument detyrues pa pëlqimin e të gjitha vendeve-anëtare të BE-së, vendosi qeveria bullgare. Sofja nuk mund të japë pëlqimin e saj për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr. 13 nga data 27 korrik 2018, ku është shpallur se Konventa e Stambollit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bullgarisë, thuhet në argumente.
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..