Bullgaria përkrah përpjekjet e lidhura me përmirësimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), tha Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva para homologëve të saj nga organizata. Fakti se tri vendet-anëtare të BE-së – Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kryesojnë radhazi BEDZ-in është një sinjal pozitiv për bashkëpunimin me BE-në.
“Përshëndes përpjekjet e sekretariatit ndërkombëtar të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, i cili tërhoqi financim prej 2 mln. euro nga Bashkimi Evropian për një projekt trevjeçar për studimin e ujërave të Detit të Zi”, tha gjithashtu Zaharieva.
Në fjalimet e tyre përfaqësuesit e shumë shteteve e falënderuan kryesinë bullgare të BEDZ-it, për kontributin në politikat për krijimin e vendeve të reja pune, për përmirësimin e transportit, konektivitetit dhe tregtisë dhe për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..