Pas një takimi dy orësh që u zhvillua dje mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe përfaqësuesve të infermiereve bullgare që protestojnë para godinës së qeverisë, sot Ministria e Punëve të Brendshme /MPB/, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar dhe Policia Ekonomike fillojnë kontroll në të gjitha spitalet e vendit. Në takim Kryeministri ka premtuar kontroll nga ana e institucioneve të ndryshme në lidhje me pohimet e protestuesve për mashtrime në spitalet bullgare. Javën tjetër do të ketë takim të ri me infermieret, të cilat paralajmërojnë se po të ketë nevojë do të protestojnë përsëri para Këshillit të Ministrave.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..