Ministria e Turizmit i dorëzoi çmimet e veta për të cilat konkurronin mbi 100 firma, bashki dhe media. Fituesi në çdo një prej 16 kategorive u caktua nëpërmjet një votimi online. Në fjalimin e vet Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova nënvizoi se për një kohë të shkurtër që nga themelimi i Ministrisë janë arritur rezultate jashtëzakonisht të mira, ndërsa me ndihmën e Kryeministrit Borisov dhe të kolegëve nga qeveria turizmi është shndërruar në një prioritet kombëtar.
Viti 2019 ishte plot vështirësi të mëdha, sfida dhe detyra jo të lehta për të gjithë punonjësit në sektor, jo vetëm për shkak të konkurrencës jashtëzakonisht të madhe ndërkombëtare, por edhe për shkak të falimentimit të një prej turoperatorëve më të mëdhenj ndërkombëtarë. Së bashku arritëm të vazhdojmë përpara, duke i kërkuar zgjidhjet më të mira të problemeve në sektor. Desha ta falënderoj Kuvendin Popullor, sepse pa përkrahjen e deputetëve nuk mund t’i realizojmë prioritetet tona, nuk do të mund ta vazhdojmë ndryshimin e Ligjit për Turizmin, që të mund ta zhvillojmë produktin turistik të Bullgarisë. U jemi mirënjohës kryetarëve të bashkive dhe sektorit turistik, sepse pa përpjekjet e përbashkëta nuk mund të tregojmë kuriozitetet e bukura dhe më pak të njohura turistike në Bullgari .
Çmimi për bashki më të mirë për turizëm malor iu dorëzua Samokovit. Ndërkohë, kryeqyteti detar i Bullgarisë - Varna u shpall bashkia më e mirë për turizmin detar. Edhe Bashkia e Slivenit ishte ndër të dekoruarit, ajo mori çmim për bashkinë për të mirë për turizëm historiko-kulturor. Në disa prej 16 kategorive nuk mungonin befasime. Për shembull në vend të parë në kategorinë “Zgjedhja bullgare” u radhit Parku Historik i inauguruar këtë vit i cili gjendet afër fshatit Neofit Rillski të rrethit të Varnës, ndërsa çmimi për destinim turistik iu dorëzua krahinës Rupite afër qytetit Petriç. Zëvendëskryetarja e Bashkisë Ilijana Popova e pranon si një njohje të madhe, sepse gjatë disa viteve të fundit si rezultat i punës këmbëngulëse rajoni i Petriçit rikthehet si destinim turistik në hartën e Bullgarisë.
Jam shumë e lumtur se çmimi ynë i parë këtë vit është për krahinën Rupite. Ne qëllimisht aplikojmë me emrin e përbashkët Rupite, megjithëse në këtë vend mund të dallohen të paktën tri pika të veçanta turistike. Këto janë kompleksi “Vanga”, qyteti antik Heraklea Sintika dhe, kuptohet, zona e mbrojtur natyrore. Ky vend është unikal, kështu qe nuk mund t’i ndajmë vizituesit e qytetit antik dhe ata të kompleksit “Vanga”. Gjysha Vanga (një profetë e njohur bullgare) thonte se atje ka pasur qytet të lashtë dhe doli se e ka pasur të drejtën.
Për të dytin vit me radhë kolegja nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle Marta Ros mori çmim në kategorinë “Publikime me temë “Turizmi në Bullgari” për vitin 2019 në blogun e saj. Artikulli i saj kushtuar 10 vendeve të cilat ia vlen për të vizituar afër Veliko Tërnovos tërhoqi vëmendjen e jurisë. Ai u klasifikua në finale dhe fitoi 61 për qind të votave.
Faleminderit shumë për këtë çmim. Për mua ai është një nder i madh – vuri në dukje Marta gjatë dorëzimit të çmimit. – Unë jam nga Spanja, por banoj në Bullgari që prej 11 vitesh dhe do të vazhdoj ta prezantojë vendin tuaj si një destinacion turistik para auditorit spanjishtfolës.
Në qoftë se shikojmë përmes syve të spanjolles Marta Ros do të shohim se vendet më interesante në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo, që ia vlen për të vizituar janë këto:
Fshati Arbanasi, shpella Sëeva Dupka, Manastiri i Drjanovos, shpella Baço Kiro, Trjavna, Bozhenci, majat Buzlluxha dhe Shipka, Muzeu etnografik në të hapur “Etër“ dhe Manastiri i Shpërfytyrimit të Krishtit.
Shkaku që Marta Ros të shkruajë për kuriozitetet turistike në Bullgari është se asaj i pëlqen shumë të udhëtojë në vendin tonë bashkë me familjen dhe të bëjë fotografi. Informacioni i mbledhur pas kësaj ajo e publikon në blogun e saj, që të mund të vizitojnë edhe njerëz të tjerë këto kënde të bukura të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES dhe Marta RosPër të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..