Në sajë të programit operativ “Inovacione dhe aftësi konkurruese” të BE-së u përkrahën 2 500 ndërmarrje bullgare me 600 milion euro. U kontraktua 78 për qind nga buxheti i programit, ndërsa mjetet e shlyera arrijnë 45 për qind. Këtë e tha zëvendës ministrja e ekonomisë Lilija Ivanova. Përqindja e lartë e absorbimit të mjeteve si në kuadrin e periudhës së mëparshme programore, ashtu edhe në të të tanishme, e vë programin në një nga vendet e para si në nivel kombëtar, ashtu edhe në të evropian.
Firmat e përkrahura nga programi operativ në fjalë kanë mesatarisht nga 3 për qind fitime më të larta, ndërsa investimet e tyre në aktive afatgjata materiale rriten me më se 40 për qind, përderisa në plan kombëtar po ky tregues është mezi 7.4 për qind.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..