Në “Kopshtin e Borisit” në Sofje u inaugurua një monument i Kapedanit Petko Vojvoda me rastin e përvjetorit të 175 të lindjes së revolucionarit të njohur bullgar, i cili ka mbrojtur me çetat e tij Trakinë Perëndimore dhe Rodopet nga robëruesit osmanë. Bashkë me një repart prej 3000 bullgarësh Vojvoda ka marrë pjesë edhe në Luftën Ruso-Turke gjatë vitit 1878, ndërsa pas Çlirimit ka marrë një urdhër trimërie nga Perandori rus Aleksandër II. “Gjatë historisë sonë 13 shekullore ka shumë shembuj të dinjitetit tonë kombëtar, por Kapedani Petko Vijvoda është një prej shembujve më të denjë, i cili ka mposhtur zemrat tona me guximin, ndershmërinë dhe devotshmërinë e tij. Synimi i tij për liri dhe dinjitet njerëzor dilte jashtë kufijve kombëtar... Edhe në kohën e robërisë, edhe në ditët e Bullgarisë së Lirë ai ishte i patundshëm në mbrojtjen e të mjeruarve dhe të të shtypurve”, vuri në dukje në fjalimin e vet në ceremoninë e inaugurimit të monumentit Presidenti Rumen Radev. Një fakt kureshtar është se monumente të heroit të famshëm bullgar ka jo vetëm tek ne, por dhe jashtë shtetit. Kodra e Garibaldit në Romë, kryeqyteti i Ukrainës Kiev, fshati i tij i lindjes DoganHisar (sot Esimi)në Greqi, si dhe pikëkalimi në kufirin bullgaro-grek me emrin e tij – këto janë vetëm disa prej vendeve, ku qytetarët mund të përulen para veprës së Kapedanit Petko Vojvoda.
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...