Sonte në Pallatin Popullor “Ivan Vazov” do të mbahet një spektakël bamirës, i cili është kulmi i iniciativës “Krishtlindja Bullgare”. Fushata zhvillohet për të 17-ën herë me radhë dhe kalon nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Ideja e “Krishtlindjes Bullgare” është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në shoqëri që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Me mjetet e fushatës së sivjetshme, të grumbulluara nëpërmjet transferimeve bankare dhe mesazheve telefonike nga qytetarët, do të blihet aparaturë moderne, e cila do të ndihmojë për përcaktimin e saktë të diagnozave, mjekimin modern dhe rehabilitimin aktiv të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Vetëm nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes tashmë dhuruan për kauzën në fjalë mbi 4 300 euro.
Edicioni i parë i “Krishtlindjes Bullgare” u zhvillua në vitin 2003. Iniciatori i saj është Presidenti Georgi Përvanov (2002 – 2012).Bullgaria e konsideron Shtetin e Izraelit si një partner strategjik kyç, dhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera mund të japin një shtysë të fortë në sektorët e tregtisë, inovacionit, arsimit, bujqësisë dhe turizmit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..