Baza pushimore Kamçia në bregdetin bullgar mund të bëhet shembull për forcën e butë të Rusisë. Çështja do të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të Federatës Ruse dhe presidenti Vlladimir Putin. Këtë e tha ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov para Dhomës së Lartë të Parlamentit Rus – Këshillit të Federatës. Pyetjes së një senatori rus a nuk është kohë që baza të bëhet qendër humanitare ruse për përhapjen e interesave ruse në Evropë, ministër Lavrov iu përgjigj, se projekti Kamçija është unik, por aty shihen tendenca negative. Është e paqartë pronësia e disa prej godinave, ndërtesa të tjera janë të mbyllura ose jepen me qira. Ka tatime të papaguara dhe probleme të tjera.
Prandaj Kremlini kërkon që prona e cila është e Bashkisë së Moskës të kalojë në duart e Federatës Ruse.
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...