Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Celularët dhe shenjet e keqe të qarkullimit janë shkaku kryesor për aksidentet rrugore

Foto: BGNES

Agjencia Shtetërore e Sigurimit të Lëvizjes Rrugore nisi një fushatë informative “Shkruaj kur arrin” orientuar te parandalimi i shfrytëzimit të celularëve kur njeriu drejton një automjet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë vitit 2018  u regjistruan 1634 aksidente të rënda rrugore vetëm me një mjet udhëtimi. Në ato aksidente të vdekurit janë 193 ndërsa të plagosurit më se 2000 veta. Shkaku më i shpeshtë për ato aksidente është shpërqendrimi i shoferit dhe një prej faktorëve për këtë është celulari. Problem tjetër janë shenjet e keqe rrugore. Sipas Institutit të Sigurisë Rrugore viktimat nga aksidentet rrugore në vend mund të ulen nga 30 deri në 50 njerëz për vit, në se shenjet rrugore në vend do të rinovohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria miratoi projektin për ndërtimin e një baze të NATO-s me ndihmën e Italisë

Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin..

botuar më 25-08-15 11.06.PD

Në Shkup kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të anulojë marrëveshjen me Bullgarinë dhe BE-në

Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...

botuar më 25-08-15 10.24.PD

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD