Bullgaria shtrihet në Evropën Juglindore ku supozohet se klima është më e butë, se ka më shumë ditë me diell dhe me ngrohtësi dhe se rrallë imponohet ngrohje suplementare të banesave dhe të dikastereve. E vërteta është, se vendi ynë shtrihet në Gadishullin Ballkanik dhe reliefi i tij është pak malor dhe shpesh kjo është një premisë për ftohtësira, reshje të shiut dhe të dëborës. Për këtë shkak klima në Bullgari caktohet si kontinentale me katër stina megjithë ngrohjen e përgjithshme të klimës në planetë.
Dimri këtu është i ftohtë, temperaturat shpesh ulen nën zeron, ka shira dhe reshje të dëborës. Ngrohja e banesave dhe zyrave të punës është e domosdoshme të zgjatet të paktën 4-5 muaj në vit.
Sipas statistikës së Evrostatit 33.7 për qind nga bullgarët gjatë vitit 2018 nuk arritën të ngrohin shtëpitë në mënyrë adekuate. Kjo është kuota më e lartë në mbarë BE-në, ku vetëm 7 për qind nga njerëzit kanë probleme të paguajnë ngrohjen. Është një fakt i gëzueshëm se gjatë 12 viteve të fundit numri i bullgarëve pa ngrohje ose me mungesë të ngrohjes po ulet në mënyrë të rëndësishme. Në vitin 2006 pothuajse 70 për qind nga familjet nuk ishin në gjendje të ngrohin shtëpinë mirë, ndërsa në vitin 2017 ata ishin 36.5 për qind.
Kjo ulje e përqindjes së njerëzve të cilët qëndrojnë në ftohtësi ndoshta iu detyrohet masave për ndihmë nga institucionet sociale. Bëhet fjalë për Agjencinë e Ndihmës Sociale, e cila u lëshon njerëzve ndihma për ngrohje. Vitet e fundit numri i tyre po rritet dhe sivjet për këtë stinë të ngrohjes ndihma u siguruan 253 mijë familjeje. Nga Agjencia e Ndihmës Sociale evidentojnë se sivjet me 17 për qind u rrit numri i familjeve të cilave u lëshuan ndihma për ngrohje. Për pesë muajit e ngrohjes familjeve u sigurohen nga 240 euro. Me ato para ata blejnë dru për ngrohje, qymyrgur, briket. Por të gjitha ato lënda djegëse përmbajnë copëza të imta të pluhurit, të cilat ndotin ajrin. Kjo është në fuqi për qytetet më të vogla dhe për fshatrat bullgare, ku për ngrohje mund të shfrytëzohen vetëm lënda të ngurta ose rrymë elektrike, sepse aty ngrohja qendrore dhe gazi mungojnë. Ngrohja me rrymë elektrike është shumë e shtrenjtë , ndërsa bombolat me gaz kërkojnë ndërrim të përhershëm dhe montim të impianteve të shtrenjta. Si rezultat gjatë dimrit vendbanimet e vogla bullgare kanë ajrin më të ndotur. Kjo ndotje është në kundërshtim të plotë me idetë dhe kërkesat e të ashtuquajturës “Marrëveshje të Gjelbër” të BE-së sipas së cilës deri në vitin 2050 emetimet neto të karbonit të ulen deri në zero. Kryeministri Bojko Borisov u përpoq të qetësojë bullgarët duke deklaruar, se “Një sukses është se Paktin i Gjelbër për Neutralitetin e Karbonit supozon emisione zero deri në vitin 2050 dhe se çdo një shtet përcakton vetë miksin e vet energjetik”. Ai theksoi se është e domosdoshme të sigurohet koha e nevojshme kështu që proceset të zhvillohen ashtu që të mos jenë në dëme të miksit energjetik, të minatorëve dhe të punësuarve të tjerë në sektorin e energjetikës.
Mirëpo, shumë vëzhgues, analizues dhe ekspertë janë të mendimit, se kjo do të jetë një problem i madh për Bullgarinë dhe kundërshtarët e këtij pakti në vend tashmë shprehin pakënaqësinë e tyre. Udhëheqja e njërës prej sindikatave më të mëdha në Bullgari – Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, deklaroi haptazi se Bullgaria do të jetë vendi anëtar i BE-së me humbje më të mëdha nga “Marrëveshja e Gjelbër”, duke marrë parasysh mbylljen e minierave të qymyrgurit në kompleksin Marica Lindje dhe tri centralet elektrike që punojnë me qymyrin linjit e këtyre minierave. Si rezultat do të mbeten dhjetëra mijë bullgarë pa punë. Në se do të shtojmë edhe mjetet e domosdoshme për familjet bullgare të blejnë ngrohës të shtrenjtë, problemi përfiton përmasa kërcënuese dhe zgjidhja e tij do të vihet në dyshim.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për një familje me 3 anëtarë është 2738 leva (1344). Të ardhurat e nevojshme për jetesën rriten me 3.2%..
Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që..
Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i..