Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Konsultativ për Siguri Kombëtare shqyrtoi situatën në Lindjen e Mesme

Foto: BTA

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev për shqyrtimin e tensionit në Irak dhe regjion, pjesëmarrësit u bashkuan rreth qëndrimit se ka nevojë për ulje të menjëhershme të tensionit, sepse kriza kërcënon paqen jo vetëm në plan regjional, por dhe në plan global. Këtë pozitë Bullgaria do ta mbrojë në të gjitha nivelet në plan kombëtar dhe ndërkombëtar. Shërbimet e sigurisë u ngarkuan me detyrën ta ndjekin situatën pa ndërprerje dhe t’i analizojnë të gjitha proceset me potencial për gjenerimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme do të mirëmbajë një kapacitet për një kontakt të pandërprerë me shtetasit bullgarë në zonat e tensionit. Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë masa për sigurimin e parrezikshmërisë së ushtarakëve bullgarë që marrin pjesë në misione dhe operacione përtej kufirit. Në rast ndryshimi të gjendjes do të ndërmerren masa suplementare për mbrojtjen e popullsisë dhe të objekteve nga infrastruktura kritike e vendit, vendosën pjesëmarrësit. Në debat morën pjesë Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, Kryeministri Bojko Borisov, ministrat e punëve të jashtme, ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes dhe të financave, shefi i mbrojtjes, udhëheqësit e shërbimeve speciale, si dhe përfaqësues të partive parlamentare. Pas mbledhjes Presidenti Radev u bëri thirrje vendeve që të mos ndërmarrin veprime që çojnë në rritje të tensionit dhe të mirëmbajnë dialog për zgjidhjen paqësore të situatës me mjete diplomatike. SHBA-ja dhe Irani duhet respektojnë  edhe Marrëveshjen Bërthamore të Iranit, komentoi gjithashtu Kreu i Shtetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD