Manastiri Arapovski “Shën e Diela”, që ngrihet në juglindje të qytetit Asenovgrad, është manastiri i vetëm ndërtuar në kohën e pushtetit osman. Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare Bullgare ai luajti rol të rëndësishëm në ngjalljen shpirtërore dhe kulturore të kombit.
Ndërtimi i Manastirit filloi në vitin 1856, kur pranë burimit me ujë të bekuar të quajtur ajazmë u formua një murgjëri. Ndërtimi i tërë kompleksit vazhdoi disa vite dhe përfundoi në vitin 1859. Një kontribut në këtë kauzë hyjnore kishte arkimandrit Sofronij, i cili u bë edhe igumeni i parë i kësaj shenjtëroreje të porsakrijuar. Mjeshtri kryesor i ndërtimit ishte Usta Stoju ose Stojan Buraxhicki nga fshati Jugovo, ndërsa rol në ndërtim luajti edhe Bashkia Kishtare Bullgare në qytetin Pllovdiv, e cila u formua në fund të viteve 50-të të shekullit të 19-të si rezultat i luftërave kishtare kombëtare bullgare për pavarësi.
Në vitin 1867 në Manastirin Arapovski u hap edhe një shkollë bullgare – shpjegon igumeni i manastirit, prifti Dobromir Kostov. – Në të mësues ishin arsimtarë të shquar pjesëmarrës në Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Sipas një botimi në faqet e gazetës së Stambollit “Makedonija” në atë kohë në manastir mësuan 60 fëmijë nga fshatrat përreth dhe përafërsisht 40 fëmijë të varfër nga qyteti Pllovdiv. Në vitin 1872 mitropoliti i qytetit Pllovdiv Panaret, i cili ishte dhe peshkopi i parë emëruar nga Ekzarkia Bullgare, në një fjalim të vet theksoi, se roli i madh i Manastirit Arapovski për ortodoksinë dhe për ruajtjen e identitetit bullgar është veprimtaria e tij arsimore. Ajo ndikonte pozitivisht mbi popullsinë vendore dhe i ndihmonte asaj të hedhë poshtë ritet pagane dhe paragjykimet. Në atë kohë në manastir filloi të punojë dhe një shtypshkronjë, në të cilën shtypeshin ikona dhe litografi të cilët përhapeshin deri në Prilep dhe Veles në Maqedoni. Manastiri Arapovski “Shën e Diela” megjithëqë u krijua vonë gjatë Rilindjes Kombëtare, zinte vend të rëndësishëm në tri drejtimet kryesore të rilindjes – arsim të ri bullgar, pavarësi kishtare, çlirim kombëtar.
Ndërtimi i kishës së manastirit kushtuar Shën Martire e Diela vazhdoi tri vjet 1856-59 ndërsa pikturimi i saj përfundoi në vitin 1864.
Afresket e mureve i filloi zografi Aleksi Atanasov nga qyteti Stanikama (Asenovgradi i sotëm) bashkë me nxënësin e tij, piktorin dhe fotograf të ardhshëm Georgi Dançov Zografina nga qyteti Çirpan. Në pjesën qendrore të kishës quajtur navatë, u rikrijuan më se 150 skena nga jeta e Jisu Krishtit, e Hyjlindëses dhe të shumë shenjtorëve të tjerë lidhur me historinë bullgare. Janë të rikrijuara skena kushtuara Shenjtores Petka Paraskeva, Shenjtorit Joan Rillski, vuajtjeve të mbrojtëses së kishës – Shenjtores Martire e Diela.
Zografi Georgi Dançov plotë ndjenje patriotike kërkoi motive në historinë bullgare dhe për herë të parë në Bullgari krijoi një cikël të tërë skenash nga jeta dhe veprimtaria e krijuesve të alfabetit sllav, vëllezërit Shenjtorë Kirill dhe Metodij – vazhdon prifti Dobromir.
Skena nga jeta e tyre, në të cilat shihet si ata predikojnë në mesë të popullit dhe pagëzojnë Shenj Princin Boris në praninë e familjes së tij, zografi pikturoi edhe në kishën e vogël të ajazmës ndërtuar në vitin 1859. Në të ai rikrijoi edhe nxënësit e vëllezërve të shenjtë – Kliment, Naum, Gorazd, Sava dhe Angelarij. Duke paraqitur periudhat e lavdishme të historisë bullgare, kur bullgarët kishin mbretëri dhe kishë të vet, letërsi dhe kulturë të vet, dëshira e ikonografëve ishte të zgjojnë ndërgjegjen kombëtare të popullit bullgar, për më tepër, se Manastiri Arapovski ngre shtat në afërsi të drejtpërdrejtë të Stanimakës (Asenovgradi i sotë), i cili në atë kohë ishte një nga qendrat aktive të ndikimit të fanariotëve grekë.
Në oborrin e manastirit ngrihet edhe një kullë trekatëshe banimi për strehimin e murgjërisë në kohën e pasigurt, kur Bullgaria ishte nën sundimin osman. Për këtë arsye muret e të dy kateve të para janë të ndërtuara prej guri. Në katin e parë janë të çarë frëngji për vetëmbrojtje. Kati i tretë është rregulluar si banesë. Arkitektura e tij është tipike për shekullin e 19-të. Nga ana e jashtme në murin verior një afresk rikrijon fitoren e heroit biblik Samson mbi luanin. Autori i këtij kompozimi nëpërmjet kësaj alegorie të legjendës biblike sikur deshi të inspirojë te luftëtarët siguri në fitoren e tyre kundër robëruesve popullorë. Kjo ndërtesë mbrojtëse dihet me emrin kulla e prijësit të kaçakëve Angell, sepse mjetet për ndërtimin e saj u siguruan nga mbrojtësi popullor Angell vojvoda, i cili me çetën e tij mbronte malin Rodopa deri në vitin 1860.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: wikipedia.org/Petër Georgiev dhe Svetllana Dimitrova
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..