Ambasadorja e Uashingtonit në Sofje Hero Mustafa njoftoi se brenda disa ditëve të ardhshme do të shpallet emri i bullgarit të parë me ndalim për hyrje në territorin e ShBA-së. Diplomatja shpjegoi se kjo do të bëhet në përputhje me urdhëresën e Kongresit, e cila i jep mundësi Sekretarit shtetëror të SHBA-së që të shpallë emrat e zyrtarëve të lidhur me veprimtari korruptive. Në të ardhmen do të ketë dhe bullgarë të tjerë me të njëjtin ndalim, bëri të ditur zonja Mustafa.
Gjatë marsit është planifikuar vizita e parë në Bullgari e ndihmës-sekretarit shtetëror për çështjet konsullore për bisedime sa i përket programit “Work and Travel”, i cili u jep mundësi 5 mijë studentëve bullgarë të kalojnë verën në SHBA.
Në lidhje me domosdoshmërinë për shqyrtimin e diversifikimit energjetik nga pikëpamja praktike, jo vetëm parimore, është planifikuar dhe vizita e dytë e delegacionit prej ekspertëve energjetikë në Bullgari, tha gjithashtu Ambasadorja amerikane.Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..