Ambasadorja e Uashingtonit në Sofje Hero Mustafa njoftoi se brenda disa ditëve të ardhshme do të shpallet emri i bullgarit të parë me ndalim për hyrje në territorin e ShBA-së. Diplomatja shpjegoi se kjo do të bëhet në përputhje me urdhëresën e Kongresit, e cila i jep mundësi Sekretarit shtetëror të SHBA-së që të shpallë emrat e zyrtarëve të lidhur me veprimtari korruptive. Në të ardhmen do të ketë dhe bullgarë të tjerë me të njëjtin ndalim, bëri të ditur zonja Mustafa.
Gjatë marsit është planifikuar vizita e parë në Bullgari e ndihmës-sekretarit shtetëror për çështjet konsullore për bisedime sa i përket programit “Work and Travel”, i cili u jep mundësi 5 mijë studentëve bullgarë të kalojnë verën në SHBA.
Në lidhje me domosdoshmërinë për shqyrtimin e diversifikimit energjetik nga pikëpamja praktike, jo vetëm parimore, është planifikuar dhe vizita e dytë e delegacionit prej ekspertëve energjetikë në Bullgari, tha gjithashtu Ambasadorja amerikane.“Ne zbatojmë politika, nuk merremi me thashetheme,” tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së mbledhjes së qeverisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të rivendosin funksionimin normal të bashkëpunimit ndërinstitucional, siç përcaktohet nga..
Qeveria bullgare do të krijojë një strukturë të centralizuar që do të menaxhojë krijimin dhe promovimin e një marke të unifikuar kombëtare për Bullgarinë, me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Kjo parashikohet në programin..
Kompania Kombëtare "Infrastruktura Hekurudhore" po përgatit një lidhje të re hekurudhore të elektrifikuar deri te pika kufitare në Lesovo. Kjo do të përmirësojë lidhshmërinë dhe kapacitetin e trafikut midis Bullgarisë dhe Turqisë, njofton kompania...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin..
Po rritet numri i kompanive që kërkojnë licenca për veprimtari me armënga Komisioni për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të..
Shërbimet e sigurisë në vendin tonë po kryejnë kontrolle dhe sekuestrime në banesa dhe zyra në Sofje dhe në pjesë të tjera të vendit. Veprimet e ekipeve..