Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përhapja e murtajës afrikane të derrave nuk është ndaluar, por është nën kontroll

Desisllava Taneva
Foto: BGNES

Pas përhapjes së murtajës afrikane të derrave në Bullgari gjatë vitit 2018 sëmundja ka asgjësuar 15 për qind prej numrit të përgjithshëm të derrave. Janë vrarë 203 000 kafshë, bëri të ditur Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Çdo derr i dhjetë i egër i vrarë në Bullgari është i infektuar me sëmundjen. Sipas vlerësimit të ekspertëve derret në vend janë afro 100 000, por duhet të pakësohen deri në 20 000, tha Taneva. Përhapja e murtajës afrikane të derrave nuk është ndaluar, por është nën kontroll, shtoi Ministrja. Ajo është e bindur se shteti i ka ndrequr gabimet e veta dhe në qoftë se merren parasysh rregullat dhe masat e parashikuara dëmet e sëmundjes do të minimizohen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD