Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në Bullgarinë Lindore e moderuar do të fryjë nga verilindja. Maksimumi do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet - rreth 26°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët do të fryjë nga perëndimi, e cila do të orientohet nga lindja-verilindja gjatë ditës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 23 dhe 25°. Uji i detit është 23-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës kryesisht mbi masivet e gjysmës lindore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë verilindore, e cila do të dobësohet pak gjatë ditës. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 21°, në 2000 m rreth 13°.
Të dielën dhe të hënën moti do të jetë me diell. Do të ketë vranësira të konsiderueshme të ulëta para mesditës mbi Bullgarinë Lindore, në rajonet ekstreme juglindore është e mundur të bjerë shi. Era do të jetë e dobët nga lindja, në shumë rajone do të qetësohet përkohësisht. Temperaturat minimale - midis 10 dhe 15°, dhe maksimalet - midis 25 dhe 30°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..
Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..
"Përfitimi nga stërvitjet e përbashkëta të strukturave të sigurisë është i jashtëzakonshëm, dhe demonstrimi i sotëm ishte një simulim realist i incidenteve që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë muajve të fundit... Mendoj se rojet kufitare bullgare..
Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi..
Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogat, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, mbajti një trajnim dy-ditor në vendin tonë për të..