Pesë piktore nga Kosova nëpërmjet sensibilitetit të vet dhe mënyrës personale të shprehjes prezantuan gratë e shtetit më të ri në Evropë. Ngjarja ishte pjesë e shënimit të festës kombëtare të vendit, të organizuar nga Ambasadori Edon Cana.
„Republika jonë lindi me viktima të shumta, në konfliktin më të përgjakur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe ai e la shenjën e vet mbi të gjithë ne dhe më shumë mbi gratë tona, të cilat e paguan çmimin më të lartë. Prandaj dhe festën tonë të sotme ua kushtojmë atyre.” – tha Ambasadori Cana para mysafirëve të pritjes me rastin e Pavarësisë. “Ftuam dhe disa gra nga Krusha e Madhe, e njohur si “fshati i të vejave” për këtë se shumica e burrave në të janë vrarë gjatë luftës. Për mua ato janë simboli i Kosovës, sepse dhimbjen, tragjedinë e tyre arritën ta kthejnë në diçka pozitive.”
Në luftën Fahrija Hoti humbi burrin në moshën e re dhe mbeti më vajzën e saj 3-vjetëshe dhe me birin tremuajsh. Ajo është në mes të 114 grave të veja me 502 fëmijë pa prind. Familja e saj e kishte biznesin që merrej me kultivimin e specave, traditë të cilën e trashëgoi edhe Fahrija më vonë. Në këtë punë ajo angazhoi shumë nga të vejat e fshatit.
Në intervistën tonë me Fahrije Hoti mund të dëgjoni për historinë e këtij suksesi, se si produktet e kooperativës bujqësore “Krusha” sot shiten me sukses në Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali.
Nën tingujt e Nexhmije Pagarushës mzsafirët patën mundësi të shijojnë dhe pije nga Kosova – birrën Sabaja si dhe verërat ngabodrumet Daka dhe Sefa Wine.
„Pesë artiste prezantohemi me disa punime, ku koncepti i të gjithë kësaj feste është të tregojmë një realitet kosovar. D.m.th secila me artin e vet reflekton mbi realitetin e femrës dhe realitetin në përgjithësi të popullit dhe të vendit tonë të Kosovës” – janë fjalët e Mjellma Goranci.
Mjellma Goranci bashkë me koleget e saj Zake Prelvukaj, Eliza Hoxha, Shqipe Kamberi dhe Zana Ramadani e krijuan atë imazh të Kosovës, i cili sipas tyre meriton të prezantohet para publikut të huaj.
Në lidhje me shënimin e Pavarësisë së Kosovës në Sofje, mund të dëgjoni dhe intervistën me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, z. Edon Cana.
Foto: Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..