Përderisa ditën e diele inspektonte ndërtimin e një autostrade, kryeministri Bojko Borisov shprehu pakënaqësi në lidhje me botime në gazetat spanjolle El Periódico dhe El Nacional në të cilat emri i tij komprometohej. Në këtë kontekst ai shprehu dyshim se prapa këtyre botimeve qëndrojnë presidenti Rumen Radev dhe Rusia. Kryeministri u ankua në praninë e anëtarëve të qeverisë. Kjo edhe një herë erdhi të vërtetojë se kundërshtimi midis presidentit Rumen Radev dhe kryeministrit Bojko Borisov po ashpërsohet dhe po zgjerohet. Në fillim ky kundërshtim linte përshtypje për një mospëlqim personal, por më vonë u kthye në institucional – midis pushtetit ekzekutiv dhe presidencës, ndërsa kohët e fundit del jashtë caqeve kombëtare.
Nga personale konfliktet episodike u bënë institucionale, pasi më 4 shkurt presidenti shpalli zyrtarisht se heq dorë nga besimi i tij ndaj qeverisë. Nga ana e vet kryeministri e akuzoi se e ndan kombin. Partia në pushtet GERB përkrahu kryeministrin Borisov duke deklaruar, se presidenti nuk ka autorizime të heqë besimin nga qeveria. Këtë pozitë e përkrahu edhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri në opozitë duke theksuar, se presidenti e ka të drejtën të shprehë qëndrimin e tij, por nuk e ka autorizimin të heqë ose të japë besim. Partnerët e partisë GERB në qeverisje – Koalicioni i Patriotëve të Bashkuar bëri apel për normalizimin e marrëdhënieve midis institucioneve. Solidaritet me in shprehu vetëm koalicioni i së majtës të Partisë Socialiste Bullgare. Mirëpo, me këtë hap ai vetëm ringjalli akuza të njohura për lidhjet të fshehta midis socialistëve dhe kreut të shtetit.
Këto akuza u ngritën me një forcë të re për shkak të disa zhvillimeve rreth ceremonisë së shënimit të përvjetorit të 147-të të vdekjes së heroit kombëtar Vasill Levski. Para monumentit të tij në Sofje pjesëmarrësit në parakalim duartrokitën presidentin Radev, ndërsa fishkëllenin kryetaren e bashkisë Jordanka Fandëkova. Në një deklaratë lidhur me këtë partia GERB theksoi, se kujtesa e Apostullit të Lirisë u cenua nën kujdestarinë e presidentit i cili u kthye në udhëheqës të margjinalëve partiakë.
Pësoi një deklaratë e kryeministrit Borisov sipas së cilës parakalimi në fjalë duhej të bëhej kulmi i një sërë botimeve kundër tij në Spanjë, botime këto të cilat të provokojnë grusht shtet antiqeveritar. Në këtë kontekst pa përmendur konkretisht Rusinë, Borisovi bëri aluzion se u informua paraprakisht për këtë dhe se rasti ka të bëjë me dëbimin e diplomatëve rusë nga Bullgari dhe me “kërkimin e disa personave me buletin të kuq”.
Ky koment u përputh me përgënjeshtrimet e zëdhënësit të Hetimit Ushtarak Rus, se shefi i tij Sergej Narishkin ka lobuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për çlirimin e biznesmenit Vasill Bozhkov të cilin Bullgaria e shpalli për kërkim. Sipas zëdhënësit informacioni u fabrikua nga dikasteret speciale bullgare nën kontrollin amerikan. Prapë sipas zëdhënësit të hetimit rus, dikasteret speciale amerikane nisën në Evropën Lindore një fushatë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Rusinë, dhe Bullgaria është epiqendra e saj.
Në komentet e shumta kishte edhe elemente të kundërvënies midis mediave spanjolle dhe atyre bullgare, gjë që e përforcon ndjenjën për internacionalizimin e situatës.
Në historinë më të re të Bullgarisë kundërshtimi midis institucionit presidencial dhe pushtetit ekzekutiv nuk është asgjë e re. Ai u duk te presidenti Zhelju Zhelev (1992-1997), te presidenti Petër Stojanov (1997-2002) dhe te presidenti Georgi Përvanov (2002-2012). Mirëpo ato ishin me një ton më të matur dhe më të kufizuara. Deri ku do të arrijë situata e tanishme është herët të thuhet. Mirëpo, tashmë u justifikua komenti i një gazete, se lufta e ftohtë midis institucioneve u kthye në luftë të ngrohtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..