Kryeministri Bojko Borisov kontrolloi ecurinë e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Ballkanike” në rajonin e stacionit të kompresimit “Rasovo”. Bashkë me stacionin “Provadia e Re”, ai do të rritë kapacitetin e projektit “Rryma Ballkanike” deri më 20 mijë metra kubike dhe do të lejojë diversifikimin e furnizimeve të gazit jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për Serbinë, Hungarinë, dhe Austrinë.
Gjatë inspektimit Borisovi tha se po fillon dhe zgjerimi i depos së gazit në fshatin Çiren.
Projekti “Ryma ballkanike” është pjesë e idesë së Borisovit për qendër shpërndarëse të gazit “Ballkan”, me anë të së cilës Bullgaria do të bëhet qendra prijëse për shpërndarjen e gazit në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..