Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simona Petkova – futbollistja e guxhimshme

Në qytetin e Gabrovos – qyteti i humorit, nganjëherë ka dhe histori jo shumë të gëzueshme. Si ajo e Simonës, e cila vjen nga familja e një nëne me gjashtë fëmijë – vëllezërit dhe motrat e Simonës. Vajza gjithmonë ka ëndërruar të luajë futboll para publikut të shumtë. Sot ajo është sportiste e “San Marinos” dhe vazhdon rrugëtimin e vet në futbollin profesional hap pas hapi. Siç e ka bërë këtë që nga dita e parë, kur ka filluar historia e saj personale, plot me kurajë, vetëmohim dhe shumë dashuri.

Simona Petkova luajti ndeshjen e vet të parë në moshën 16-vjeçare në një turne për vajza në qytetin e lindjes. Atëherë talenti i saj bëri përshtypje dhe prandaj erdhi në Sofje, për të luajtur në skuadrën e Akademisë Kombëtare të Sporteve. Jeta në kryeqytet për të në fillim ishte e vështirë, sepse ishte detyruar njëkohësisht të studionte, të luajnte dhe të punonte me orar të plotë. Nga lodhja një ditë bile humbi vetëdije në vendin e punës. Vajza ambiciozejo vetë zhvillonte talentin e vet me stërvitje individuale dhe mbaroi arsim të lartë në Akademinë e Sporteve. Pastaj filloi kërkimi i mundësive për realizim.

Më parë luante në Angli në skudrën e divizionit të katërt “Leeds Ladies”, por gjusmë vit më vonë ndryshoi klubin e futbollit duke hyrë në “Watford” të Londrës – një skuadër e klasës së lartë. Pas sezonit të suksesshëm, në të cilin u bë mjeshtrja e golave, ndryshoi shtetin. Në Itali luante për Bari, Empoli, San Marino. “Njerëzit më respektojnë dhe më japin si shembull për vajzat e tjera – diçka që më parë nuk ka ndodhur kurrë. Ky për mua është një hap i madh përpara” – tregon Simona për skuadrën e saj aktuale.

Të gjitha vështirësitë ose të thyejnë ose të bëjnë më të fortë. Në stërvitje ka shumë vështirësi – kur ke traumë, kur ka probleme në skuadër – vazhdon ajo. Unë vetë jam kritikja më e madhe e vetes sime dhe mbijetoj rëndë çdo një gabim në lojën time, çdo një stërvitje që nuk ka kaluar sipas planit”.

Megjithse është një vajzë burrërore, Simona e ka dhe anën e saj të butë. “Rimat janë ndër gjërat e mia më të preferuara – më pëlqen të tregoj mendimin tim duke shkruar”, shton ajo për dy librat e saj me poezi. Por pastaj biseda përsëri vazhdon me temën e saj më të parapëlqyer – futbolli. “Futbolli është dashuria ime e vërtetë, unë jam maniake dhe topi vazhdimisht  është me mua”. 

Në fushë Simona frymëzohet më tepër nga Ronaldoja, pavarësisht se tek gratë sipas fjalëve të saj, ka më shumë pasion dhe emocione.

Ai është shembull për këtë se si një njeri pa para mund të punojë fortë dhe të ndryshojë jetën. Çdo gjë varet nga psikika dhe nga dëshira. Njeriu mund të arrijë çdo gjë, duhet vetëm të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme".

Një ditë, kur tashmë nuk do të merret me sportin në mënyrë aktive, Simona mendon të krijojë sistem të vet metodik, të cilin do të zbatojë në Bullgari. Kështu ajo mendon se mund të kontribuojë për zhvillimin e futbollit bullgar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për para – tek ne mungojnë njerëzit e pasionuar, të cilët dëshirojnë të arrijnë rezultate të vërteta.  – është kategorike ajo. Çfarë trajneri u jep sportistëve, çfarë është atmosfera e punës së skuadrës, si zhvillohen stërvitjet – shumë janë gjërat  që mund t’i ndryshojmë, por ne gjithmonë kërkojmë justifikime – se nuk kemi para, se nuk kemi kushte të mira. Në përgjithësi futbolli ynë s’ka qëllim – mungon qëllimi dhe struktura e përshtatshme. Dhe problemi tjetër është se gjithmonë kërkohen rezultate afatshkurtra. Në futboll, siç është edhe në jetë, rezultatet e mira nuk mund të priten në se nuk janë bërë gjërat e domosdoshme, në se nuk e ke ndërtuar të nevojshmen. Rezultatet nuk vijnë si dhuratë”.

Qëllimi më i afërt i Simonës është që të klasifikojë skuadrën e vet në "Serinë A” të kampionatit italian. Dhe të luaj sa më gjatë  – kjo është dëshira e saj, sepse futbolli gjatë gjithë jetës ka qenë shpëtimi i saj.

Kur shkel mbi fushën e blertë jam plot me energji dhe me dëshirë harroj për botën tjetër – e vetmja, të cilën e bëj është të përqendrohem në stërvitje apo në ndeshjen konkrete” – shton ajo.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD