Shtabi Operativ Kombëtar shpalli në briefingin e vet të mëngjesit ditën e hënë se një fëmijë 9 vjeçar nga Anglia është rasti i 52 i koronavirusit i regjistruar në Bullgari. Një i afërm i fëmijës, i cili gjithashtu është në Bullgari, para kësaj ka qenë në kontakt me motrën e vet, e cila është e sëmurë nga koronavirusi. Shtabi Operativ konstatoi se në vend ka tendencë të respektimit të rekomandimeve dhe urdhëresave të shpallura në lidhje me përhapjen e infeksionit. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se një shtetas bullgar me qëndrim të përhershëm në Singapor ka test pozitiv për koronavirusin COVID-19. Aktualisht bashkatdhetari ynë është izoluar në Qendrën Kombëtare për Sëmundje Infektive (NCIS) në Singapor dhe gjendja e tij është stabile.
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..
Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..