Në lidhje me prevencën e koronavirusit që nga sot, 20 mars, deri në orën 00.00 të 17 prillit hyri në fuqi ndalesa për hyrjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në territorin e Bullgarisë përmes të gjitha pikëkalimeve me të gjitha mjetet e transportit – ajrore, detare, hekurudhore, ose rrugore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) situata në kufijtë tokësorë të vendeve evropiane ndryshon vazhdimisht dhe drastike, gjë që e bën udhëtimin drejt ose nga Bullgaria të pamundur. Sipas informacionit të fundit të përfaqësive tona diplomatike pothuajse nuk ka shtet në Evropë, i cili të mos ketë aplikuar masa kufizuese – mbyllje e kufijve, ose e pikëkalimeve të veçanta, forcim i kontrollit kufitar, ndalim i fluturimeve të aeroplanëve dhe mbyllje e aeroporteve.
Me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit në Bullgari hyri në fuqi ndalesë për hyrjen në territorin bullgar të personave që mbërrijnë nga disa shtete-anëtare të BE-së dhe nga vendet e Hapësires se Shengenit, si Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Gjermania, Holanda dhe Zvicra. Shtetasit e këtyre shteteve-anëtare të BE-së dhe të vendeve nga Hapësira e Shengenit dhe anëtarët e familjeve të tyre mund të kalojnë transit përmes territorit të Bullgarisë po të duan të kthehen në shtetin, ku banojnë përkohshëm, ose përhershëm. Shtetasit e vendeve të treta, që janë me leje për qëndrim afatgjatë në një shtet-anëtar të BE-së dhe kalojnë përmes Bullgarisë me qëllim të kthehen në shtetin, në të cilin banojnë ose qëndrojnë gjithashtu mund të kalojnë për Bullgarisë.
Ndalesa nuk u përket shtetasve të shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe vendeve nga Hapësira e Shengenit. Janë përjashtim edhe shtetasit bullgarë, anëtarët e familjeve të shtetasve bullgarë dhe personat me qëndrim të përhershëm dhe të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë. Bashkatdhetarët tanë mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë, pavarësish se nga ku vijnë, por të gjithë që kthehen nga shtetet e shpallura të rrezikshme – Kina, Irani, Bangladeshi, India, Maldivet, Nepali, Sri Lanka, Spanja, Italia, Republika e Koresë, Mbretëria e Bashkuar Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Franca, Gjermania, Holanda dhe Zvicra duhet të vendosen në karantinë 14 ditore në shtëpi, ose në një vend tjetër të shënuar nga personi dhe duhet të respektojnë rekomandimet e organeve të kontrollit shëndetësor.
Ndalesa në fjalë nuk u përket specialistëve mjekësorë, studiuesve në sferën e shëndetësisë dhe specialistëve që kujdesen për të moshuarit. Kufizimet nuk përfshijnë edhe personelin e transportit të përgjegjshëm për transportimin e mallrave, ekuipazhet e mjeteve ajrore, që realizojnë transport tregtar ajror, si dhe ndonjë personel tjetër në rast nevoje. Diplomatët, nëpunësit në organizatat ndërkombëtare, ushtarakët dhe punonjësit humanitarë të cilët zbatojnë detyrat e tyre gjithashtu nuk janë prekur nga këto masa kufizuese. Më shumë hollësi mund të gjeni në sajtin e MPJ-së së Bullgarisë në gjuhën angleze:
Akoma informacion të rëndësishëm në gjuhën shqipe në lidhje me përhapjen e COVID-19 në Bullgari do të gjeni KËTU:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..