Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria kërkoi të kontrollohen çmimet e lëndëve djegëse

Foto: BGNES

Prokuroria e Lartë Administrative i referoi Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës çështjen për diferencën e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe në Bullgari.  Komisioni  do të vendosë  të hapë procedurë për çmimet e lëndëve djegëse në tregtinë në pakicë. Prokuroria e Lartë Administrative e ndërmori këtë hap për shkak të  uljes së ndjeshme të çmimit të naftës në përmasë botërore me 47.4 për qind dhe të uljes së çmimeve të karburanteve tek ne mezi me 11 për qind. Nga prokuroria saktësojnë se çmimet e lëndëve djegëse nuk mund të rregullohen në mënyrë administrative por duhet të përjashtohen të gjitha dyshimet për shkeljen e konkurrencës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trend: Më se gjysma e bullgarëve nuk janë të informuar për vënien e euros

55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e Agjencisë “Trend”, njofton BGNES. 59% e të anketuarve e miratojnë iniciativën e presidentit Rumen Radev..

botuar më 25-05-22 11.01.PD

Specialistët mjekësorë kërcënojnë me grevë efektive

Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i postuar në Facebook drejtuar kryeministrit, ministrave të financave dhe shëndetësisë, avokatit të..

botuar më 25-05-22 10.43.PD
Nikolla Minçev

Parlamenti Evropian vendos nëse do t’i heqë imunitetin e Nikolla Minçevit dhe katër eurodeputetëve të tjerë

Parlamenti Evropian hapi një procedurë mbi kërkesën e autoriteteve belge për heqjen e imuniteteve të pesë eurodeputetëve, përfshirë ish-kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev nga “Rinovo Evropën”, njoftoi BTA. Kërkesa lidhet me një hetim mbi..

botuar më 25-05-22 9.52.PD