Në brifingun mëngjesor më 1 prill shefi i Akademisë Ushtarako Mjekësore dhe kryetar i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski tha, se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Bullgari te ora e brifingut (08.00 orë lokale) është 412. Te krahinat me sëmundjen e zbuluar u shtua edhe ajo e qytetit Ruse, ku u regjistrua një burrë i infektuar i cili u kthye nga Austria ku nxirrte bukën e gojës. Nga 33 të regjistruarit me infektimin gjatë 24 orëve të fundit në spital u pranuan 23. Deri te data 1 prill të shëruarit me dy teste negative janë 20 veta. Numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 146 veta, prej të cilëve 14 janë në repartet intensive.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..