Flamuri – simboli zyrtar i Kampionatit Botëror të Skive disiplina alpine për të rinj në mars të vitit 2021 në Bansko u soll në qytet nga drejtori i garës dhe i Kupës Botërore Viktor Giçev. Flamuri u dorëzua në Narvik të Norvegjisë, organizator të kampionatit të fundit botëror për të rinj, ku garat u ndërprenë për shkak të COVID-19. Kampionati Botëror i Skive disiplina alpine për të rinj për herë të parë do të organizohet në Bullgari.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..