Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Mutafçijski: Shoqëria është mobilizuar në kushtet e epidemisë

Foto: BGNES

Shteti bën përpjekje të mëdha për të siguruar funksionim norma të spitaleve në kushtet e epidemisë, për të qenë ato të përgatitura për një fluks më të madh eventual të të infektuarve.

Tani për tani Bullgaria e ka kufizuar përhapjen e virusit, kurse numri i njerëzve të testuar për COVID-19 është në përputhje me nivelin mesatar në vendet e tjera, tha në brifingun e radhës të Shtabit operativ kombëtar për kundërvënien e koronavirusit gjen. major Vencisllav Mutafçijski.

Ai shtoi se sipas rekomandimeve të Shtabit në të gjitha spitalet në Bullgari me përjashtim të spitaleve onkologjike duhet të krijohen reparte të posaçme për të infektuarit me koronavirus. Mutafçijski përmendi dhe mobilizimin e bullgarëve në fushata bamirëse dhe motivacionin e shoqërisë për të përballuar situatën e krijuar. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev e ktheu në Parlament Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura për diskutim të ri

Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..

botuar më 25-11-12 8.56.PD
Kardinali Pierbattista Pizzaballa

Patriarku Latin i Jerusalemit do të mbajë një leksion në Sofje

Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..

botuar më 25-11-12 4.50.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD