Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

560 janë rastet aktive të Covid-19 në Bullgari

Foto: pixabay

Brenda 24 orëve të fundit në Bullgari ka 24 raste të reja të Covid-19. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve është 648, gjë që përbën një rritje me 3.8 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar paraqitura më 11 prill në mëngjes. U shëruan 62 veta ose 9.6 për qind. Të vdekurit janë 26. Krahasimi i numrit të të regjistruarve, të shëruarve dhe të vdekurve tregon se rastet aktive të koronavirusit në Bullgari janë 560.  Ndër personelin mjekësor të infektuarit janë 36. Brenda 24 orëve të fundit u zbuluan 3 raste të reja të personel të infektuar mjekësor. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral Vencisllav Mutafçijski tha, se do të kërkojë nga qeveria vendosja e masave më të rrepta – ndër të cilat edhe mbajtja e maskave. Ai u bëri thirrje të gjithëve të mbeten në shtëpi gjatë festave të ardhshme dhe të respektojnë rregullat e vendosura.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD