Brenda 24 orëve të fundit në Bullgari ka 24 raste të reja të Covid-19. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve është 648, gjë që përbën një rritje me 3.8 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar paraqitura më 11 prill në mëngjes. U shëruan 62 veta ose 9.6 për qind. Të vdekurit janë 26. Krahasimi i numrit të të regjistruarve, të shëruarve dhe të vdekurve tregon se rastet aktive të koronavirusit në Bullgari janë 560. Ndër personelin mjekësor të infektuarit janë 36. Brenda 24 orëve të fundit u zbuluan 3 raste të reja të personel të infektuar mjekësor. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral Vencisllav Mutafçijski tha, se do të kërkojë nga qeveria vendosja e masave më të rrepta – ndër të cilat edhe mbajtja e maskave. Ai u bëri thirrje të gjithëve të mbeten në shtëpi gjatë festave të ardhshme dhe të respektojnë rregullat e vendosura.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..