Si shenjë e bashkëpunimit të mirë mes Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në aeroportin ndërkombëtar në Abu Dabi u dërguan me dy avionë 32 tonë perime, mish dhe produkte qumështi të siguruara nga firma të ndryshme bullgare. Dërgimi i pakos u organizua nga Ministria Bullgare e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana e vet i dërgojnë Bullgarisë 15 tonë maska, doreza, dezinfektues, veshje dhe ushqime. Në aeroport Ministri bullgar i Ekonomisë Emill Karanikollov shqyrtoi me Ahmed Ali Al Sayegh – ministër shtetëror në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, bashkëpunimin bilateral në kontekstin e pandemisë Covid-19. Karanikollov ripohoi angazhimin e Bullgarisë për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe të koordinojë përpjekjet për kontroll të Covid-19 me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bullgaria përshëndet nismën "OKB - 80" si një hap drejt një organizate më të fortë dhe mbështet reformat në OKB. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të organizatës botërore, Antonio Guterres,..
Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore në Akademinë Bullgare të Shkencave fton vizitorët në Natën e Shkencëtarëve. Më 26 shtator në orën 17:30 në hollin e Bulevardit “Car Osvoboditel”, Prof. Zllatozar Boev do të prezantojë ekspozitën më të re në..
Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore skajore priten reshje shiu. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Të premten , në..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, °përgjatë bregdetit të Detit të Zi - midis 16 dhe 18°, në Sofje - 12°. Gjatë ditës,..
Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir..