Jemi në Javën e Madhe – kulmi i Kreshmëve të Pashkëve të Mëdha, kur të krishterët kujtohen për vuajtjet e Shpëtimtarit. Kjo është një javë në të cilën çdo besimtar mendon mbi temat ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, dhe u jep një kuptim të ri vlerave në jetë, duke bërë përpjekje për t’u afruar me anën shpirtërore të ekzistencës sonë.
Sivjet Java e Madhe kalon në sfondin e një prej sprovave më të mëdha të njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Këto ditë, kur lutjet në tempuj duhet të jenë më pasionues, të krishterëve u ishte bërë thirrje për t’u mbetur në shtëpi që të kufizohet përhapja e infeksionit të koronavirusit.
“Mendoj se çdo një prej nesh i nënshtrohet këtij apeli dhe kjo përbën njëfarë sakrifice – vë në dukje një prej shkrimtareve më të lexuara bashkëkohore bullgare Teodora Dimova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Kjo është një vepër e mirë, sepse në këtë mënyrë ne shpëtojmë jetët e njerëzve të tjerë, sepse kufizohet përhapja e infeksionit.” Për të krishterët ortodoksë, të cilët janë në pritje të Pashkëve, mosprania në tempull në fakt është një sprovë:
“Fakti se do të lutemi në shtëpi nuk do të thotë se lutja jonë do të jetë më pak e sinqertë– shënon shkrimtarja, e cila gjithashtu është besimtare. – Për mendimin tim e gjithë kjo do të na bëjë të mendojmë në një mënyrë tjetër. Ne filluam të jetojmë në një mënyrë të ndryshme dhe kuptuam se mund të jetojmë me shumë pak. Kuptuam se jemi shndërruar në një shoqëri konsumatorësh.E përqendruam vëmendjen tonë te gjërat e vogla, u afruam njëri me tjetrin.Kuptuam se sa të bekuara janë marrëdhëniet me fëmijët tanë, sa bukur është t’i ftosh shokët në shtëpi dhe të kesh lidhje sociale. Sikurse e gjithë kjo deri tani e kishim nënvlerësuar.”
Sipas Teodora Dimovës gjatë këtyre ditëve të sprovave kuptojmë për se në të vërtetë kemi nevojë. Del se mund të bëjmë shumë gjëra në shtëpi, ndërsa ushqimi, madje të mos jetë i shumëllojshëm mund të jetë i shijshëm. Për njerëzit të cilët mbajnë kreshmë dhe janë mësuar të jetojnë në një mënyrë më asketike kjo sprovë është më e lehtë në këtë periudhë.
“Ne jetojmë me imazhin e kryqit, ndërsa ai është simbol edhe i vdekjes, edhe i Ringjalljes. Ditët e Kreshmëve janë të domosdoshme, që të mund të përqendrohemi, ta dëgjojmë vetveten dhe të fillojmë të jetojmë në skamje. Prandaj njerëzit të cilët besojnë do t’i përballojnë më lehtë vështirësitë. Frika për të afërmit, frika nga sëmundjet, frika ekonomike, çfarë do të ndodhë pas kësaj, a do të mbijetojmë? Është e qartë se do të ketë tronditje ekonomike, por ato gjithmonë janë më të vogla nga ato shpirtërore.”
Tronditja shpirtërore për një shkrimtar është mjedisi i natyrshëm, në të cilin ai i krijon veprat e veta, mendon shkrimtarja. Megjithëse në shikim të parë shkrimtarët nuk kanë lidhje me realitetin, sepse jetojnë të izoluar, në fakt ata e rikrijojnë realitetin, mendimet dhe ndjenjat e njerëzve. Shpeshherë pikërisht shkrimtarët e parashikojnë të ardhmen. A do të nxjerrim mësim nga sprovat e tanishme?
“Shqetësimet do të kalojnë, frika, virusi do të përballohen, herët ose vonë. Kjo nuk ndodh për herë të parë. Jeta, po vazhdon, por ne duhet të ndryshojmë. Shpresoj dhe lutem që t’i përballojmë vështirësitë dhe të mos i harrojmë mësimet. Le të përdorim çdo shkas, çdo gjest, çdo fjalë, që ta forcojmë besimin tonë, lutjen tonë, që ta arrijmë këtë gëzim paskal në ditën e Ringjalljes. Le ta mbajmë gëzimin në zemrën tonë dhe t’ua dhurojmë të tjerëve. Le ta bëjmë jetën e tyre më të bukur, më të lehtë dhe t’ua japim qetësimin tonë. Ky është mesazhi im!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..