Gjatë 24 orëve të fundit janë ripohuar 19 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. 8 prej të sëmurëve janë vendosur në spital. Rritja është me 2.2% në krahasim me ditën e djeshme. Kështu numri i të sëmurëve është 884, 689 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Në spitale ka 246 pacientë, 35 prej tyre janë në repartet intensive.
Në Sofje ka gjithsej 521 raste. 138 janë në spital, 23 – në repartet intensive. Deri tani nga Covid-19 në Bullgari kanë vdekur 42 veta.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve. Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..