Në orën 08.00 të 21 prillit (orë bullgare) Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari janë 51. Kështu numri total i të infektuarve të regjistruar bëhet 966, ose me 5.6% më shumë në krahasim me ditën e djeshme. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me simptoma të shfaqura është 752. 22 prej të gjithë të regjistruarve janë në kryeqytet. Në Sofje ka 556 raste dhe ajo po vazhdon të jetë vatra më e madhe e infeksionit në vend. Rritje të konsiderueshme të saporegjistruarve ka në Pleven – 19. Në Burgas ka 5 raste të reja, në Kjustendill – 2, ndërsa në Sliven dhe Haskovo – nga një. Numri i punonjësve mjekësor të infektuar me Covid-19 shkoi në 80, me 4 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Të shëruarit janë 170,ose 17.6% e të gjithë të regjistruarve, me akoma tre pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kanë vdekur akoma 2 veta.
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..