Që nga muaji maj çmimi i gazit mund të ulet mbi 7%. Shkaku është ulja drastike e çmimit të naftës këto ditët e fundit dhe derivatet e saj në tregjet botërore. Llogaritjet e reja do të paraqiten më 1 maj, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. Së shpejti do të bëhet e qartë nëse dhe sa do të ulen çmimet e ngrohjes qendrore dhe të ujit të ngrohtë, si rezultat i uljes së çmimeve të gazit natyror.
Sipas marrëveshjes së lidhur para pak kohe midis “Bulgargaz” dhe furnizuesit rus “Gazpromeksport” çmimi i gazit natyror llogaritet çdo muaj sipas një formule të posaçme, që përfshin çmimet e gazit dhe të naftës të disa qendrave evropiane të gazit.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..