Që nga muaji maj çmimi i gazit mund të ulet mbi 7%. Shkaku është ulja drastike e çmimit të naftës këto ditët e fundit dhe derivatet e saj në tregjet botërore. Llogaritjet e reja do të paraqiten më 1 maj, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. Së shpejti do të bëhet e qartë nëse dhe sa do të ulen çmimet e ngrohjes qendrore dhe të ujit të ngrohtë, si rezultat i uljes së çmimeve të gazit natyror.
Sipas marrëveshjes së lidhur para pak kohe midis “Bulgargaz” dhe furnizuesit rus “Gazpromeksport” çmimi i gazit natyror llogaritet çdo muaj sipas një formule të posaçme, që përfshin çmimet e gazit dhe të naftës të disa qendrave evropiane të gazit.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..