Ditën e premte në orën 08.00 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 90 raste të reja të koronavirusit. Shumica prej tyre janë në Sofje – 29. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arriti 1171 veta. Rritja në krahasim me ditën e mëparshme është 8.3%. Rastet aktive në tërë vendin janë gjithsej 890. Ndër punonjësit mjekësorë ka 34 raste të reja, me të cilat numri i tyre total shkon në 121, ose 11% prej të gjithë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar akoma 3 pacientë dhe numri i tyre i përgjithshëm tashmë është 193 veta.
Ka akoma 2 të vdekur, me të cilët numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkon në 52, që është 4.4% e të gjitha rasteve.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..