Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Valeri Hajer
Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye për këtë vendim, Valeri Hajer, kryetare e grupit “Rinovo Evropën”, thekson se “vlerat e fraksionit DPS-Peevski janë krejtësisht të papajtueshme me ato të grupit “Rinovo Evropën”, dhe për këtë arsye rekomandon përjashtimin e menjëhershëm të partisë DPS-Peevski nga grupi i tyre. Grupi mblidhet sot pasdite për të diskutuar përjashtimin, ndërsa votimi është të martën më 14 janar 2025.

Më parë, Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore (LIBSEEN) njoftoi se po fillon një procedurë të menjëhershme për përjashtimin e formacionit të Peevskit nga ALDE dhe "Rinovo Evropën". Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore gjithashtu theksoi se “DPS - Fillimi i Ri” nuk është më pjesë e tyre. Vendimi i tyre është në përputhje me Nenin VII të Rregullores së LIBSEEN, i cili lejon pezullimin ose përjashtimin e organizatave anëtare që nuk veprojnë në përputhje me parimet e rrjetit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, LIBSEEN do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesit e anëtarësimit bullgar në Forumin Liberal Evropian, të udhëhequr nga nënkryetari i Internacionales Liberale, Dr. Xhevdet Çakërov.

Ditën e diele, 22 dhjetor, në Sofje u mbajt Konferenca e XII-të Kombëtare e DPS-së, e thirrur nga bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Delegatët miratuan statutin e ri të partisë dhe zgjodhën Deljan Peevski kryetar të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD