Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anka Llambreva është udhëtarja e parë bullgare rreth botës

Në vitin 1928 një bullgare e re hipi në avullore për të shkuar në anën tjetër të botës. Me një zemër të guximshme dhe e ethur për dije dhe përjetime të reja, ajo filloi jetën e saj aventureske plot me zbulime, gjeste altruiste dhe patriotizëm.

Në fisin Piperkovi në qytetin Karllovo në vitin 1895 lindi Anka – një nga pesë fëmijët e familjes së varfër. Dhe megjithëse jeta e saj në ato vite të rënda ka qenë plot me vështirësi, vajza e re nuk u dorëzua, por i premtoi vetes se do të ndjekë ëndrrën e vet dhe do të bëhet mjeke. Në moshën 12-vjeçare Anka mbeti jetime dhe u detyrua të kujdeset për vëllezërit dhe motrat e saj më të vegjël. Por kjo nuk pengoi planet e saj dhe ajo arriti të regjistrohet në Gjimnazin e qytetit Plovdiv. Vitet në gjimnaz ajo i kaloi duke punuar si shërbëtore. “Do të flejë në rrugë, do të lexoj nën fenerët e rrugës e prapë do ta mbaroj gjimnazin” – i premtoi vetes Anka dhe arriti ta mbajë premtimin.

Anka Llambreva fitoi bursë për studim në Kolexhin Amerikan në Stamboll dhe pak nga pak nisi në rrugën e vet të ëndërruar. Por pasi Qemnal Ataturk mbylli kolegjin, ajo mbaroi Shkollën e Motrave të Mëshirshme dhe filloi punë në një spital pranë Bosforit. Pikërisht aty ajo u njoh me personin, i cili do të ndryshonte jetën e saj përgjithmonë  - një natë Anka shpëtoi jetën e një pacienti, i cili kurrë nuk do të harronte përpjekjet dhe mirësinë e saj.

“Ajo u ftua në Zelandën e Re për të kujdesur për shëndetin e zotit Taken dhe vajzës së tij të sëmurë.  tregoi Deljan Momçillov, autori i librit “Bullgarët – arritjet e harruara”.

Deljan Momçillov

Anglezi i mirënjohës i dërgoi asaj biletë dhe ajo u nis për në qytetin Dunedin. Pas udhëtimit disamuajsh, gjatë kohës së të cilit vizitoi Egjiptin, Indinë, Cejlonin, Australinë, ajo mbërriti në Zelandën e Re. Është kureshtar fakti se aty ajo kaloi disa muaj në xhungël bashkë me një fis të maorëve dhe u miqësua me prijësin e tij”

Kështu motra e mëshirshme u bë bullgarja e parë e regjistruar në këtë vend në Oqeanin e Qetë. Aty ajo bëri shumë prezantime dhe biseda për të treguar për historinë dhe kulturën e bullgarëve. Të gjitha gazetat e mëdha publikuan artikujt e saj “Bullgaria e Panjohur”, kurse sir J.M. Thompson, profesor i filozofisë, në një letër dërguar qeverisë bullgare e quan E dashura e gjithë vendit”.

Pushtuar nga nostalgjia, në vitin 1929 Anka Llambreva nisi përsëri udhën për të përfunduar udhëtimin e vet të parë rreth botës. Këtë herë vizitoi ishujt Tasmania, Tahiti, Fixhi dhe Samoa, SHBA-në dhe Amerikën dhe Anglinë. Për fat të keq nuk disponojmë me të dhëna të sakta për fluturimin e saj mbi Kanalin e la Manshit, por supozohet se ajo është gruaja e parë në botë që ka fluturuar me avion mbi këtë kanal. Kemi vetëm fotografinë e saj me aeroplanin.

Gjatë udhëtimit të dytë rreth botës, ajo vizitoi 42 shtete, e veshur në kostum popullor, ajo i dorëzoi një buqetë trëndafilash mundësit legjendar bullgar në Paris Dan Kollov, ngau motor, kalë dhe deve dhe u vendos në Iran.

Kudo që të udhëtonte, nganjëherë dhe në rolin e fotografes, Anka Llambreva veproi edhe si samaritane”shpjegoi gjithashtu Deljan Momçillov. Në secilin shtet, ku qëndroi pak më gjatë, ajo punoi vullnetarisht dhe bëri përpjekje të përmirësojë mënyrën e jetesës së vendasve”.

Në Iran ajo u bë infermiere dhe sipas iniciativës së saj në vendin ku jetonte u ndërtuan shtëpi të reja në vendin e kolibeve prej balte, u ndërtua sistem ujësjellës dhe kanalizimi, u krijuan spital, shkollë, qendër kulturore. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore për shkak të pasaportës së saj bullgare (Bullgaria atëherë nuk ishte pjesë e Koalicionit Antifashist, domethënë ishte shtet-rival) Anka u dërgua në një kamp përqendrimi në Liban, ku kujdesej për palestinezë të lënduar. Një prej pacientëve të saj ishte dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm – persiani me origjinë fisnike Rayan Ahmad Din. Pas luftës ata jetonin në Iran, duke vazhduar udhëtimet nëpër botë.

“Anka Llambreva nuk ka gjetur ndonjë medikament kundër kancerit, as ka bërë ndonjë zbulim të pabesueshëm shkencor” – vazhdoi Deljan Momçillov. “Por ajo mbetet në histori me shembullin e vet, me forcën e vullnetit – sepse në fillim të shekullit të 20-të, kur gratë në botë madje nuk kanë pasur të drejta të votojnë, ajo arriti dy herë të udhëtojë rreth botës. Esennca e historisë së saj është në përfundimin se kur njeriu dëshiron diçka, ai patjetër do të gjejë mënyrë për ta realizuar, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat.

Pas vdekjes së bashkëshortit të vet, në vitin 1970 ajo u kthye në qytetin Karllovo për të përjetuar në atdhe ditët e saj të fundit.

Në përshkrimin e udhëtimeve të saj, në librin “Nga udhëtimi im rreth botës. Mbretëresha e deteve jugore”, ajo ka përshkruar jetën e vet interesante, plot me aventure dhe me kuptim. Anka Llambreva vdiq në moshën 81-vjeçare dhe sipas vullnetit të vet të fundit, është varrosur pranë prindërve të saj”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD